Rezultate skandaloze nga Shqipëria, PISA publikon RAPORTIN: Nxënësit tanë të fundit në botë!

0
74

Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Studentëve (PISA), ka publikuar sot raportin e vlerësimit për e nxënësve në 64 vende të botës. Për herë të parë, është matur aftësia e nxënësve 15 vjeçar në “të menduarit krijues”, pra angazhimi i tyre në mënyrë produktive në gjenerim, vlerësim dhe përmirësimin të ideve.

Siç shihet dhe në grafik, Shqipëria renditet në vendin e fundit me vetëm 13 pikë, ndërsa në vend të parë është Singapori me 41 pikë, ose 28 pikë diferencë nga vendi i fundit.

Raporti i PISA thotë se ky hendek midis është më shumë se 2.5 herë më i madh se mesatarja e Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), një devijim në performancë ekuivalent me tre nivele të të menduarit krijues. (RAPORTI I PLOTE)

Studentë në Shqipëri kanë demonstruar rënien më të madhe në performancë në të menduarin krijues, 3 pikë më pak sesa pritej, sipas raportit zyrtar të PISA, si për matematikën ashtu edhe për performancën në lexim.

 

Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Studentëve (PISA) thekson se teksa shoqëria lëviz me ndryshimet komplekse mjedisore, sociale dhe ekonomike të shekullit të 21-të, është thelbësore që studentët të jenë novatorë, iniciativë dhe të përdorin të menduarit kritik dhe krijues, raporton newsbomb.al.

 

Përsa i përket Shqipërisë, vendi ynë renditet i fundit pas Republikës Domenikane, Marokut, Uzbekistanit, etj, duke qëndruar në kategorinë e tretë të matjes, pra “nën mesataren e OECD”. Niveli i parë dhe më i lartë është ai ku përfshihet Singapori, “mbi mesataren e OECD” dhe grupi i dytë është ai që nuk përbën diferencë, pra “Pa diferencë”. Ky grup i ka qëndruar parashikimeve të bëra nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD).

 

Rezultate skandaloze nga Shqipëria, PISA publikon RAPORTIN:

Rezultatet e raportit te publikuar nga PISA, 18 Qershor 2024

 

Rezultate të dobëta në raportin për “të menduarin krijues” kanë dhe shumë vende të tjera, ndaj hartuesit thonë se pavarësisht rëndësisë së tij, ne nuk mund ta marrim si të mirëqenë zhvillimin e aftësive krijuese. Në fakt, sondazhi i OECD 2023 i aftësive sociale dhe emocionale tregoi se 15 vjeçarët priren të ndihen më pak krijues se 10 vjeçarët.

 

© Newsbomb.al