Ditë më parë aktori i njohur i portokallisë Florjan Binaj, rezultoi pozitiv me koronavirus.
Lajmin e konfirmoi vetë aktori nërmpjet rrjeteve sociale.
Mediat raportuan se ai mund të ishte infektuar në Përmet, ku edhe ka udhëtuar disa ditë më parë, e fundit u shoqërua më pas me një sërë polemikash pasi media të ndryshme aluduan se aktori ka transmetuar virusin edhe në Përmet, ku u regjistrua rasti i parë 2 ditë pasi Flori doli pozitiv.
Aktori, i cili i quajtur këto lajme dashakeqëse dhe shpifje, duke shtuar se e vërteta do dalë në shesh shumë shpejt dhe paralajmëron ‘Report Tv’, i cili hodhi i pari lajmin, se po e padisë në gjykatë.
Florjani është karantinuar në shtëpinë e tij, ku sipas rregullit duhet të qëndrojë për 14 ditë.
Në postimin e fundit që ka bërë në Instastory na la të kuptojmë se fle gjatë gjithë ditës
Të shtatat e karantinës, -shkruan aktori me humor krahas videos.
Rikujtojmë se pavarësisht situatës, Flori zgjodhi të ishte i pranishëm në Portokalli nëpërmjet Skype.
Real News