Zjarri në zonën e Drenovës në Mallakastër është aktivizuar sërish mëngjesin e sotëm.
Aksioni për shuarjen e flakëve ka nisur që prej orës 06:00, ku janë angazhuar 40 trupa të Forcave të Armatosura, të cilët po punojnë intensivisht për vënien nën kontroll të situatës.
Në operacion është përfshirë edhe helikopteri Cougar, i cili prej më shumë se një ore po kryen ndërhyrje nga ajri për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit.
Ndërkohë, në vijim të përpjekjeve për menaxhimin e situatës, në vendngjarje pritet të mbërrijë edhe drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako, për të ndjekur nga afër zhvillimet dhe për të koordinuar veprimet emergjente në terren.