Kanë mbërritur në Shqipëri 14 fëmijë dhe 5 gra shqiptarë nga kampi i ferrit Al Hawl.
Kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat në aeroportin “Nënë Tereza”, u shpreh se ky ishte një operacion i jashtëzakonshëm dhe se 19 bashkatdhetarë u kthyen nga kampet e Ferrit.
“Kjo është ora që përmbyll një operacion të jashtëzakonshëm që na jep mundësinë të shohim drejt shtëpive. 19 bashkatdhetarë të tjera nga kampet e ferrit në Siri, këtë herë 5 gra dhe 14 fëmijë të cilët mundëm t’i shkëpusim pa asnjë përpjekje të gjatë. Nuk diskutohet falë ndihmës së posaçme nga konsulli në Liban, Abass Ibrahim”, tha Rama
Kujtojmë se dje në operacionin e riatdhesimit të 19 shqiptarë ishin të pranishëm kryeministri shqiptar, Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ku u takuan me gjeneralin libanez Abass Ibrahim.
Ky i fundit ka luajtur një rol kyç në përpjekjet e riatdhesimit, së bashku me shërbimet e inteligjencës nga vende të tjera.