Zona e e ish-Kombinatit të drurit, e cila është shpallur zonë e lirë ekonomike është vizituar sot nga drejtuesi politik I partisë socialiste për qarkun e Elbasanit Damian Gjiknuri. Investitorë shqiptarë e të huaj do ndërtojnë linjat e tyre të prodhimit për eksport për vendet perëndimore e më gjerë në këtë vend I cili ka një sipërfaqe të konsiderueshme.
Ky investim është një nga modelet më të mira që do sjellë zhvillim dhe punësim për zonën. Damian Gjiknuri I cili tha se kjo zonë po thith vazhdimist investitorë të huaj dhe që do të krijoj një zinxhirë me vlerë për qytetin e Elbasanit dhe të krijojë edhe mundësi punësimi.
Kryebashkiaku Llatja tha se Brenda muajit Nëntor një tjetër fabrikë do të hapet këtu./Elbasani flash