Rihanna tërheq padinë ndaj të atit pak ditë para përballjes në gjykatë

0
141

Rihanna ka tërhequr padinë kundër babait të saj vetëm disa javë para se të paraqiteshin në gjykatë. Ylli i muzikës pop mori masa ligjore ndaj Ronald Fenty në vitin 2019 duke e akuzuar për keqpërdorim të emrit të saj. Rihanna kishte pohuar se babai dhe partneri i tij i biznesit, Moses Joktan Perkins, kishin krijuar kompaninë Fenty Entertainment duke pretenduar se ishte e lidhur me këngëtaren.

“Megjithëse Zoti Fenty është babai i Rihanna -s, ai nuk ka, dhe kurrë nuk ka pasur, autoritet për të vepruar në emër të Rihanna-s.“, thuhej në dokumentet e gjykatës. Për më tepër, ajo pretendoi se i ati po përpiqej të përfitonte nga marka tregtare “Fenty”, të cilën Rihanna e ka përdorur për disa sipërmarrje biznesi, përfshirë linjën e saj kozmetike, Fenty Beauty.

Rihanna dhe babai i saj Ronald në 2006. Foto: David Crichlow/Shutterstock

Sipas këngëtares, Fenty kishte rezervuar disa koncerte, për të cilat nuk kishte pasur dijeni, duke përfshirë një turne jashtë shtetit prej 15 milionë dollarësh. Por tashmë mesa duket këngëtarja ka arritur një marrëveshje jashtë gjykatës duke shmangur kështu një skandal publik.

Këngëtarja dhe stilistja e modës Rihanna merr pjesë në ngjarjen e prezantimit të librit "Rihanna" në Muzeun Guggenheim të Premten, 11 Tetor 2019, në Nju Jork. (Foto nga Evan Agostini/Invision/AP)

/abcnews.al