Rihapen klubet e natës, tani muzikë edhe pas orës 23:00. Nga 1 maji në Shqipëri pa çertifikatë vaksinimi

0
118

Komiteti i Ekspertëve liron masat kufizuese lejon muzikën pas orës 23:00 dhe rihap klubet e natës.

Gjithashtu hiqet detyrimi për mbajtjen e maskave jashtë por rekomandon mbajtjen e tyre në ambiente të mbyllura

Po kështu lehtësphet dhe hyrja në Shqipëri e të gjithë shtetasve nga 1 maji.

Komiteti urdhëroi “Heqjen e detyrimit për të paraqitur dokument vaksinimi për Sarc COVID 2, dokument të testimit negativ për infeksionin Sars COV-2 apo çertefikatë shërimi nga ky infeksion për të gjithë shtetasit që hyjnë në Shqipëri nga çdo pikë kufitare duke filluar nga data 1 Maj i këtij viti”, tha kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli.

Gjithashtu rekomandohet doza e katert e vaksines të qytetarëve mbi 60 vjeç.

Silva Bino: Të gjitha grupmoshat e reja kanë një mbulesë më të ulët vaksinale. Kemi akoma qarkullim të virusit BA1 dhe BA2. Covid-19 p pëson mutacione të vazhdueshme prandaj mutacioni mbetet aktual. Pavarësisht uljes së rasteve vaksinimi është masa më e rëndësishme. Do vijojmë të ndjekim procesin e vaksinimit në gjithë vendin.

Ora News