Shqipëria
Territori Shqiptar do të vijojë të jetë në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike edhe përgjatë ditës së premte, ku në pjesën e parë të ditës do të ketë dominim të kthjellimeve në pothuajse të gjithë vendin.
Por pritet të ketë dhe kalime të pakta vranësirash në zonat malore. Ndërsa orët e pasdites dhe mbrëmjes do të shfaqin vranësirat kalimtare edhe në pjesën tjetër të territori, por më të dukshme vranësirat parashikohet të mbeten në zonat përgjatë kufirit Lindore.
Temperaturat parashikohen të varjojnë nga 19 në zonat malore e deri në 25 °C në zonat e ulëta.
Era do të fryjë me drejtim veiperëndim-juglindje me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa përgjatë brigjeve detare deri 10m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2ballë.