Rikthehen reshjet e shiut, si parashikohet moti për këtë të enjte

0
2

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet fillimisht me kthjellime kryesisht në veri dhe më pas shtim vranësirash mesatare deri të dendura.

Reshjet e shiut pritet të bëhen prezente në orët e mëngjesit në jug, e gradualisht reshjet e shiut do të vijojnë në mënyrë të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit. Lokalisht priten reshje shiu me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra(me ndërprerje).