Rikthehen rrebeshet e shiut, parashikimi i motit sot

0
182

Sipas MeteoAlb: Vendi ynë mbetet me vranësira të dendura, të cilat në zonat veriore dhe qëndrore do të gjenerojnë rrebeshe shiu duke filluar nga orët e para të ditës. Ndërsa zonat jugore do kenë vetëm shira të pakët e të izoluar. Parashikohet që këto kushte atmosferike të mbeten deri vonë pasdite kur moti përmirësohet përkohësisht.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 30°C.

Era do të fryjë mesatare deri e forte me shpejtësi 40 km/h në drejtimin Jugor duke krijuar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim  3 – 4  ballë.

monitor