Rikthehen vrasjet në Rrëshen, ekzekutohet Anton Keli, FNSH në ndjekje të autorit

0
185

Tjetër vrasje në Rrëshen. 51-vjeçari, Anton Keli, nipi i Tonin dhe Preng Gjinit, është ekzekutuar shumë pranë banesës së tij. dyshimet e para janë për hakmarrje për shkak dhe të përplasjeve të mëparshme në këtë qytet.

Një tjetër viktimë i shtohet asaj që konsiderohet saga e vrasjeve të Rrëshënit.

Anton Keli, 51 vjeçar, është ekzekutuar teksa ishte duke u futur në një supermarket në qytet.

Ëkzekutorët e kanë pritur të zbriste nga automjeti i tij e më pas e kanë qëlluar me armë.

Mësohet se në momentin e krimit, viktima ka qenë në makinë së bashku me bashkëshorten dhe fëmijën e tij.

Keli është dërguar me urgjencë drejt spitalit, por pa mundur ti mbijetojë plagëve.

51-vjeçari është nipi i Tonin dhe Preng Gjinit. I pari i ekzekutuar në 12 gusht të vitit 2019 dhe i dyti ishte në qendër të një atentati me bombë në 15 shtator në urën e stacionit të fundit të Tiranës së Re, ku mbeti i plagosur rëndë.

Tonin Gjini i njohur dhe me emrin Armando ishte arrestuar edhe në maj të vitit 2018 si pjesëtar i grupit të Met Kananit i akuzuar për trafik droge.

Edhe ai në momentin kur u qëllua ishte në automjet me bashkëshortën dhe dy fëmijët.

Dyshimet e para janë për një hakmarrje. Kjo pistë është konsideruar kryesorja edhe për një zinxhir përplasjesh me armë, ku shpesh janë dyshuar të përfshirë vëllezërit Gjini.

Menjëherë pas ngjarjes policia ka marrë në pyetje dëshmitarët në vendngjarje si dhe ka ngritur postblloqe në pika kryesore në kërkim të autorëve.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 17:40, në qytet Rrëshen, Mirditë, në rrugë është plagosur me armë zjarri shtetasi A.K., 51 vjeç, banues në fshatin Malaj, Mirditë, i cili është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Grupi hetimor dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Mirditë dhe FNSH-së po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.