Rikthehet kaosi në rrugën Elbasan-Librazhd, moti i keq dhe punimet në disa segmente vështirësojnë lëvizjen e mjeteve

0
2

Rikthehet kaosi në disa segmente të rrugës kombëtare Elbasan–Librazhd deri në zonën e Kthesave të Dragostunjës. Prej orës 13:00, fluksi i shtuar i automjeteve që qarkullojnë në të dyja drejtimet ka krijuar radhë të gjata dhe vonesa të konsiderueshme.

Situata u përkeqësua ndjeshëm gjatë mesditës, për shkak të shtimit të fluksit të automjeteve në qarkullim por edhe për shkakun se disa segmente të rëndësishëm të rrugës, janë pjesë e punimeve që po kryhen për zgjerimin e Korridorit VIII, nga Miraka drejt Urës së Murrashit.

Balkanweb.com