Rikthehet sherri mes Melisës dhe Ledjanës

0
212

Melisa javë më parë e quajti Ledjanën konkurrenten më “fals” të “Përputhen”. Menjëherë pas kësaj deklarate. Ledjana reagoi me një postim ku i kthehej Melisës duke i thënë se shet veten për karrierë dhe se është bërë këngëtare nga ky program.

“Dhe sa për ata që japin intervista dhe akuzojnë se jam false, të shikojnë veten e tyre sepse Ledjana nuk përmend mamin e babin për t’u viktimizuar në program e as nuk shes veten për karrierë e për asgjë. Në intervista mund të flisni për veten tuaj, jo për vërtetësinë time se jeni askushi”, shkruante Ledjana.

Pas Ledjanës, reagoi edhe Melisa e cila nuk la pa përmendur edhe çështjen e Belgjikës duke shkruar se do ia nxirrte të vërtetat Ledjanës.

Lidhur me këtë status, Ledjana së fundi u deklarua sërish.

“Ajo ka jetën e vetë, unë timen, thjesht në një emision tha që unë jam fallco, gjë që nuk është e vërtetë dhe nuk mund të flasësh për dikë pa qenë prezent. Aq më pak kur ti vetë ke bërë shumë veprime që bien në kundërshtim me fjalët që po thua”, tha Ledjana.