Rilindja “harron” Peqinin

0
443

Kur pjesa më e madhe e bashkive në qarkun e Elbasanit kanë përfituar financime në kuadër të projektit të Rilindjes urbane duket se Peqini është harruar nga qeveria shqiptare.

Prej vitesh ky qytet nuk njeh investime dhe indinjata duket qartë edhe tek banorët të cilët shprehen të zhgënjyer që shteti i ka lene ne harresë.

Për bashkinë e Peqinit arsyeja se përse ende nuk është ndërhyrë për investime ka të bejë më “fatkeqësitë” natyrore.

Nënkryetari i Bashkisë së  Peqinit Madrit  Sula shprehet se këto investime minimale janë të papërfillshme ndaj i bën thirrje qeverisë që të ktheje sytë edhe nga ky qytet.

Mungesa e investimeve, papunësia dhe rritja e varfërsë po bën që dale-ngadalë Peqini të braktiset nga njerzit.

Elbasaniflash.al