Rinas/ Qëlloi me armë zjarri në drejtim të policëve, pranga të riut

0
2

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në afërsi të Rinasit.

një i ri ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të disa efektivëve të policisë. Raportohet se nuk ka të lënduar.

Policia ka pasur informacion se një person po qarkullonte me armë zjarri me vete. Në momenti kur agjentët janë afruar për ta arrestuar, 35-vjeçari Klajdi Buza ka kuptuar se ishin efektivë policia dhe ka tentuar të largohet. Në këtë moment i riu nga Fushë Kruja, ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të policëve. Rezulton gjithashtu se 35-vjeçari ka qenë me precedent të mëparshëm.

Pas kësaj ngjarje, i riu është arrestuar dhe po shoqërohet për t’u marrë në pyetje.

/abcnews.al/