“Rinia iku, emigrantë s’ka më, mbetën ata që blejnë një herë në 10 vite” Tregu në Elbasan bosh

0
278

Tregtarët e tregut industrial në Elbasan po kalojnë një periudhë të vështirë, për shkak të shitjeve të pakta që ata thonë se kanë. Tregtarët shprehen të shqetësuar me këtë situatë nërsa paralajëmropjnë falimentimin.

Malli qëndron stok për muaj me radhë.

Në tregun e tekstileve në Elbasan, mund të shikosh tregtarët, por jo blerësit.

Siç shprehen shitësit situata dita ditës po bëhet më e keqe.

“Nuk po vjen njeri më” thotë një tregtar

Situata e pandemisë, papunësia, dhe ikja e të rinjëve që janë konsumatorët më të mëdhenj, janë disa nga arsyet e mungesës së të ardhurave për tregtarët.

“Pandemia, emigranti nuk vjen, Rinia ikën, refugjati na ka mbajtur,  këtu ka mbetur mosha ime që blen një herë në 10 vite. Nuk shesim fare, mezi bëjmë paratë për qeranë” thonë tregtarët.

Sipas vetë tregtarëve, në këto kushte falimentimi për disa është i pashmangshëm.

Ora