Rita Ora do të mbajë një koncert në shtëpi për t’ju ardhur në ndihmë fëmijëve që janë prekur nga pandemia e koronavirusit. Si një ambasadore e UNICEF, artistja shqiptare do të mbajë një koncert të titulluar “Rita Ora at home for generation Covid”, për të mbledhur fonde për këtë kauzë të rëndësishme.
Koncerti do të transmetohet live në IGTV në profilin e saj në Instagram këtë enjte në orën 18:00, me qëllim mbledhjen e fondeve që do të shkojnë në ndihmë të fëmijëve që janë prekur nga kriza e Covid-19.
“Jam shumë e nderuar të njoftoj se ‘Rita Ora at home for generation Covid’ që vjen këtë të enjte në orën 18:00 me orën e Mbretërisë së Bashkuar në IGTV tim në mbështetje të @Unicef_uk, është apeli më i madh në histori. Një gjeneratë e tërë fëmijësh janë në rrezik dhe shpresoj se kjo ecuri do të mbledhë fonde jetike për të ndihmuar në mbrojtjen e fëmijëve nga ndikimi i koronavirusit.
Si Ambasadore e Unicef në Mbretërinë e Bashkuar, unë kam parë punën e jashtëzakonshme që UNICEF bën, prandaj i inkurajoj të gjithë të japin gjithçka që munden. Së bashku ne mund të ndihmojmë të ndalojmë përhapjen e koronavirusit dhe të kufizojmë e tij ndikimin në jetën e fëmijëve.”, shkruan ndër të tjera Rita Ora. /abcnews.al/