Rita Ora po shijon lidhjen me regjisorin Taika Waititi, me të cilin përflitet se po mendon dhe martesën. Mediat e huaja janë raportuar se ata kanë menduar të hedhin këtë hap të rëndësishëm në jetën e tyre, madje regjisori i referohet këngëtares shqiptare si “gruaja ime”.
“Taika e quan Ritën “grua “gjatë gjithë kohës dhe thotë se do të jetë burri i parë dhe i fundit”, është shprehur një burim. Rita thuhet se ka biseduar me miqtë e saj për një ceremoni të vogël dhe më pas të festojnë në një festë të madhe në një datë të mëvonshme.
Mirëpo, një foto që ka publikuar në profilin e saj në Instagram ka shtuar dyshimet se ata mund të jenë fejuar. Në foto, duket dora e saj me gishtin e unazës të mbuluar nga një emoji, postim të cilin e ka fshirë më pas. Megjithatë, nuk dihet me siguri nëse këngëtarja ka dashur të fshehë në të vërtetë unazën. /abcnews.al