Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, tërhoqi vëmendjen me një paraqitje tejet provokuese gjatë koncertit të saj në World Club Dome Festival, të shtunën në Frankfurt të Gjermanisë.
34-vjeçarja solli një performancë plot energji dhe karizëm, e shoqëruar nga balerinë të veshura minimalisht, duke krijuar një atmosferë elektrizuese përpara mijëra fansave.
Rita u ngjit në skenë me një veshje ekstravagante: pantallona të shkurtra dantelle në ngjyrë blu të ndezur dhe çizme të gjata deri në gjunjë.
Sipas DailyMail, ajo e kompletoi look-un me një bluzë të shkurtër dhe të grisur me mëngë me vija, ndërsa interpretonte disa nga hitet e saj më të njohura
Në një moment, ajo hoqi bluzën, duke zbuluar reçipeta të bardha dhe një bark të tonifikuar, gjë që shkaktoi entuziazëm të madh në publik.
Ylli i hitit ‘Hot Right Now’ dëshmoi edhe një herë se mbetet një nga emrat më të guximshëm dhe të lirë në skenën ndërkombëtare të muzikës pop.
© SYRI.net