Rita Ora pozoi nudo në Instagram dhe komenti epik i nënës së saj ia mori vëmendjen!

0
326

Këngëtarja e njohur shqiptare Rita Ora ka publikuar disa foto të zjarrta në profilin e saj në Instagram.

Rita shfaqet nudo duke mbajtur gjoksin e saj me dorë, ndërkohë që fotot janë realizuar në plazh.

Postimi ka marrë mijëra pëlqime, por në sy ka rënë komenti i nënës së këngëtares, Vera Ora, e cila është mjaft aktive në Instagram.

“S’ka mo deti”, i shkruan ajo të bijës duke i dhënë ultimatumin pas këtyre imazheve tepër provokuese.

Fotot besohet se janë realizuar gjatë pushimeve të këngëtares me të dashurin e ri. 29-vjeçarja, po kalon një romancë me një regjisor me origjinë greko-franceze, që quhet Romain Gavras.

Dyshja kaloi disa ditë pushimesh bashkë me një grup miqsh dhe s’mundën t’i shpëtonin dot syrit të paparacëve.

Në një moment madje, Rita u fotografua duke hequr bikinit e saj duke u zhytur topless në det pranë partnerit të ri.

Gavras është një emër i njohur pasi ka krijuar edhe videot muzikore për M.I.A dhe Kanye West me Jay-Z, “No Church in the Wild” në vitin 2012.

 

icon style