Rita Ora po qëndron në Los Angeles pas rikthimit nga Australia. Këngëtarja shijoi një udhëtim të këndshëm këtë fundjavë për në Las Vegas. Ylli 30-vjeçar dukej më në formë se kurrë me një fustan mëndafshi me printime ngjyrë të zezë dhe ari për të festuar ditëlindjen e shoqes së saj, Anda Vlasaku.
Fustanin e kishte kombinuar me një palë taka prej ari dhe një çantë me zinxhirë. Ndërsa flokët i kishte të lëshuara me disa valëzime. Ylli shqiptar ndau një selfie nga një makinë luksoze gjatë rrugës për në aeroport me mikun e saj, Vas J Morgan.
Kujtojmë që Rita Ora ka nisur një romancë të re me regjisorin nga Zelanda e Re, Taika Waititi.Këngëtarja shqiptare dhe regjisori bënë daljen e parë publike në eventin që Rita organizoi me 4 Korrik. /abcnews.al