Pa diskutim Rita Ora tërheq vëmendje të plotë kudo që shkel.
Rita si gjithmonë e buzëqeshur dukej mahnitëse nën jumpsuit-in e tejdukshëm i cili tregonte shumë edhe nga dekolteja e saj
Po ashtu Rita e kombinoi look-un e saj me taka të larta të zeza, ndërsa flokët e stiluara me onde
Sa i përket grimit, Rita gjithmonë i kushton një rëndësi tepër të veçantë, këtë herë ajo çfarë ra në sy ishte peneli i shndritshëm duke i dhënë një hijeshi edhe me të madhe artistes me famë botërore.
Ritës iu bashkua edhe ylli i popit Taylor Swift e cila zgjodhi një veshje të zezë për të ecur në tapetin e kuq.
Për të treguar fustanin e saj të stolisur Taylor i kishte larguar flokët nga portreti dhe në këtë mënyrë binin në sy trupi i saj elegant dhe dekolteja e hapur.
Ndërsa për bizhu, Swift u tregua minimaliste duke i lënë më shumë hapësirë fustanit të mbuluar me shkëlqim.
Ajo e kishte shoqëruar veshjen me një palë taka të thjeshta dhe grimi i saj si gjithmonë ishte shumë sensual.
Një tjetër artiste e cila mahniti me prezencën e saj ishte edha Maya Jama e cila kishte zgjedhur të shfaqej me fustanin e saj të tejdukshëm duke mos i lënë shumë vend imagjinatës.
Prezantuesja shumë e dashur për publikun, tërhoqi flokët me një stil shumë elegant për t’i lënë më shumë hapësirë për vëmendje fustanit dhe linjave të saj.
© SYRI.net