Vera Ora ngacmon Ritën në fotot provokuese që ajo ka postuar.
Rita Ora ditët e fundit ka shijuar disa ditë pushim, pasi punoi intenzivisht për albumin e ri.
Këngëtarja së fundi ka postuar disa fotografi me bikini ngjyrë ari, në të cilat edhe këtë herë provokoi me paraqitjen.
Bikinit më të vogla se përmasat e saj, vunë në pah fizikun e këngëtares, e cila po merrte rreze dielli.
Nuk mungoi komenti i nënës së saj, e cila i shkruan “Po qaj peni shume i hollë koka”, duke e ‘ngacmuar’ për bikinit e vogla.
Këtë koment Vera e ka bërë në shqip, e në koment në gjuhën angleze, psikiatrja e përkrah vajzën e saj, duke i thënë: “Ashtu zemër, kur i ke, shfaqi”, për format e saj të trupit.
Rita Ora së fundi ka nisur lidhje të re dashurie me Romain Gavras, me të cilin shijoi pushimet në Ibiza.