Partia Demokratike e ka tashmë Këshillin Kombëtar. Lista fituese e 150 anëtarëve u publikua në një konferencë për mediat nga Komisioni Qëndror i Numërimit në PD.
Nga lista fituese, Albana Vokshi theksoi se 30% janë zonja dhe 50% e anëtarëve vijnë nga FRPD dhe LDG.
Vokshi tha se procesi i numërimit nuk ishte i i lehtë ndaj dhe zgjati në kohë.
“Fletët ishin me 450 emra, shumë fletë kishin përzgjedhur 140 apo 150 emra. Ka qenë i vështirë numri ndaj dhe mori kohë më të gjatë. Lista fituese ka 50% apo 75 anëtarë të ardhur nga organizata partnere të PD, Forumi Rinor dhe Lidhja Demokratike e Gruas”.
vijon………