Këngëtari i njohur Robert Berisha po vazhdon të jetë personazh shumë aktiv dhe i pëlqyer nga publiku.
Ai së fundmi ka qenë i ftuar në “Wake Up” përmes një lidhje ‘skype’ ku ka folur më shumë për emisionin e tij të ri dhe të ftuarit që do të ketë.
I njëjti ka premtuar se në emision do jetë e ftuar edhe ish-bashkëshortja e tij, këngëtarja Nora Istrefi.

“Nora është fjalëpak. Është e vështirë ta bësh të flasë dhe të qeshë sepse ajo nuk i ka qejf intervistat”, u shpreh artisti i njohur.
Nora dhe Roberti ndërkohë u ndanë gjatë vitit të kaluar dhe tani ruajnë raporte mjaft të mira me njëri-tjetrin.
Të njëjtit po ashtu janë prindër edhe të një vajze, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Renee.