Roja humb jetën në Tiranë pasi e zuri porta e objektit ku punonte, procedohen pronari dhe drejtori teknik

0
2

Një ngjarje tragjike është shënuar në Tiranë, ku një 68-vjeçar, i punësuar si roje në një subjekt privat, ka humbur jetën në mënyrë aksidentale.Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, viktima, shtetasi G. G., 68 vjeç, ka humbur jetën pasi gjatë mbylljes së portës hyrëse të objektit ku punonte, ajo është shkëputur dhe e ka zënë poshtë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.Në lidhje me ngjarjen, pas komunikimit me Prokurorin e çështjes, janë proceduar penalisht në gjendje të lirë dy persona: shtetasja E. Dh., 40 vjeçe, pronare e subjektit, dhe K. K., 69 vjeç, me detyrë drejtues teknik i firmës