
Në Sanatoriumin e Spitalit të Korçës, paraditen e kësaj të mërkure ka ndodhur një situatë e pakëndshme dhe problematike. Një rojë i dehur ka hyrë në pavion dhe ka sharë e ofenduar stafin e infermierëve, gjithashtu ka goditur dhe një familjar të një pacienti.
Mësohet se roja i Sanatoriumit ka qenë në gjendje të dehur, kur është futur në pavion dhe në dhomat e të sëmurëve, duke i sharë e ofenduar.
Pas kësaj, ka ndërhyrë stafi mjekësor ku edhe me këta të fundit (infermierët) është grindur dhe më pas ka goditur një familjar të një pacienti të shtruar. Është lajmëruar policia e cila ka ndërhyrë për të qetësuar situatën, ndërsa ka bërë edhe shoqërimin e rojës në komisariat./abcnews.al
