Roja u gjet pajetë në Portin e Sarandës, reagon Prokuroria: Kuforma u dërgua në Tiranë për autopsi

0
2

Prokuroria e Sarandës ka reaguar lidhur me gjetjen e një trupi të pajetë ditën e djeshme pranë portit.

Policia thotë se nga veprimet paraprake dyshohet se 64-vjeçari I.R., ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale, ndërsa Prokuroria thotë se për kufomës do t’i kryhet autopsia.

“Duke marrë shkas nga disa informacione të bëra publike më datë 18.07.2025, Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë bën me dije se më datë 18.07.2025 shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Sarandë u njoftuan se në vendin e quajtur Limjon, në lagjen nr.4, Sarandë, në një depo të vjetër ishte gjetur kufoma e shtetasit I.R..

Nga ana e policisë gjyqësore u kryen veprimet hetimore si, kqyrja e vendit të ngjarjes, sekuestrimi i sendeve që ndihmojnë në zbardhjen e çështjes, u morën deklarime të shtetasve që kanë dijeni për rrethanat e ngjarjes, si dhe u urdhëruan ekspertimet e nevojshme, ndër to dhe ekspertimi mjeko-ligjor për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Kufoma u dorëzua në morgun e spitalit Sarandë për të kryer veprimet e nevojshme për transportimin pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore Tiranë, me qëllim kryerjen e autopsisë dhe ekspertimit mjeko-ligjor. Veprimet e para hetimore u ndoqën nga prokurori i gatshëm.

Në vijim, jemi informuar se Spitali Sarandë ka marrë masat dhe ka transportuar po më datë 18.07.2025, pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore në Tiranë kufomën e shtetasit I. R.”-njofton prokuroria