ROKADË NË POLICINË E SHTETIT/ Eduart Merkaj, drejtori ri i AMP-së, gati lëvizjet në Tiranë, Shkodër dhe …

0
4

Eduart Merkaj është emëruar si drejtor i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore në vend. Emërimi i Merkajt vjen pas dorëheqjes së ish-drejtorit Florjan Sulejmani.

Sulejmani i ka dorëzuar dorëheqjen më 9 korrik ministrit të Brendshëm të atershëm, Ervin Hoxha.

Shkaqet e dorëheqjes së Sulejmanit ende nuk dihen. Ndërkohë që ndaj tij rëndon dhe akuza e shpërdorimit të detyrës nga Prokuroria e Beratit.

Ndërkaq gjatë ditës së sotme pritet të firmosen dhe një sërë lëvizjesh në radhët e krerët e Policisë së Shtetit në rrethe.

Burime për “Ora News” bëjnë me dije se priten lëvizje të krerëve të Policisë në Tiranë, Shkodër, Durrës, Vlorë, Berat, Gjirokastër, etj.