Roma shkarkon trajnerin Jose Mourinho/ Humbja me Milanin i dha fund aventurës së portugezit me verdhekuqtë

0
102

Jose Mourinho nuk do të jetë më trajneri i Romës. Ky ka qenë vendimi i marrë nga klubi ditën e sotme.

Humbja me Milanin i dha fund eksperiencës së portugezit në stolin e verdhekuqve. Rezultatet në kampionat gjatë këtyre javëve nuk kanë qenë pozitive duke e nxjerrë Romën jashtë çdo objektivi sezonal.

Në deklaratën për media, klubi romanist bën me dije se një largim i tillë është në interes të të gjithë komunitetit dhe gjithashtu ndryshimi është në interes të skuadrës.

Mourinho u bë pjesë e Romë dy vite e gjysëm më parë. Ai arriti t’i japë skuadrës trofeun e parë evropian me atë fitore në finalen e Conference League kundër Feyenoord të luajtur në Tiranë në 2022.

Pritet të shikohet se cili do të jetë pasuesi i tij në stolin e kryeqytetasve ndërsa për Mourinhon ky ishte shkarkimi i rradhës nga stoli, pas atij me Realin, Chelsean, Manchester United dhe Tottenham.