PARAGUAJI– Avokatët i japin lajmin e mirë Ronaldinhos. Ish-ylli i futbollit brazilian i cili u arrestua në kryeqytetin e Paraguait Asuncion pasi bashkë me të vëllain në muajin mars hyri në këtë shtet me pasaporta false është liruar nga çdo akuzë dhe mund të fitojë lirinë e plotë.
Afërsisht 6 muaj zgjatën telashet me drejtësinë paraguajane. Ish-fituesi i Topit të Artë do të paguajë 200 mijë dollarë së bashku me vëllain e tij për ta mbyllur këtë kapitull.Ronaldinho qëndroi 32 ditë në qeli, më pas kaloi në arrest shtëpie duke qëndruar në një hotel luksoz.
Rreziku ishte i madh, pasi Dinho dhe vëllai i tij mund të dënoheshin me 5 vite burg, një gjë e tillë nuk ndodhi dhe tani gjeniu i futbollit mund të jetojë jetën në liri.
E.Ç (Dosja.al)