Ish-futbollisti i kombëtares së Brazilit, Ronaldo, që tani mban postin e presidentit te Real Valladolid, ka deklaruar se ëndërron transferimin e Kylian Mbappe te skuadra e tij.
Ronaldo, i cili gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë e skuadrave më të mira evropiane, si Barcelona, Real Madrid, Inter dhe Milan, e ka cilësuar talentin francez si një transferim ideal, duke shtuar se loja e Mbappes i kujton veten.
I pyetur nga mediat se cilin lojtar do të dëshironte të transferonte te Real Valladolid nëse do të kishte buxhetin e Real Madridit, Ronaldo është përgjigjur: Unë do të nënshkruaja me Mbappen, më kujton kohën kur unë luaja”.
Ronaldo më tej foli për futbollistët më të mirë në histori të futbollit. “Për mua, në klasifikimin e më të mirëve në histori të futbollit, do të zgjidhja katër emra, Pele, Maradona, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo. Ata janë katër lojtarët kryesor në historinë e futbollit”, tha Ronaldo
SYRI.net