Ronaldo golashënuesi më i mirë portugez në Serie A

0
272

Lojtari më i mirë i Juventusit, Cristiano Ronaldo, u bë golashënuesi më i mirë portugez në historinë e Serie A.

Në ndeshjen e javës së 27-të të kampionatit italian, ai e shënoi një nga dy golat për ekipin e tij kundër Bolonjës dhe për të ky ishte goli i 43-të.

Fituesi i pesëfishtë i “Topit të Artë” tejkaloi bashkatdhetarin Rui Kosta, i cili i kaloi 15 vjet në Itali duke luajtur me skuadrat e Fiorentinës dhe Milanos.

Ronaldo u transferua tek Juventusi në vitin 2018.

Këtë sezon, portugezi 35-vjeçar ka shënuar 35 gola në 35 ndeshje.  /atsh