
Ronaldo është votuar si lojtari i dytë më i mirë në botë, menjëherë pas Lewandowskit. Messi ka përfunduar i treti.
Robert Lewandowski është shpallur mbrëmë nga FIFA si lojtari më i mirë për vitin 2020 (The Best), pas paraqitjeve mbresëlënëse me Bayern Munich sezonin 2019/20 ku fitoi tripletën.
Sulmuesi polak ishte në garë me Cristano Ronaldon dhe Lionel Messin dhe arriti t’i dalë parë dy më të mirëve të botës.
Menjëherë pas tij u rendit Ronaldo, që e la Messin në vendin e tretë. Derisa Lewandowski mori 52 pikë në votimin për “The Best”, Ronaldo mori tri pikë më shumë se Leo, 38 – ndërsa Messi vetëm 35.
Sulmuesi i Juventusit e fitoi Seria A për të dytin vit radhazi, ndërsa skuadra e Messit e mbylli sezonin pas Real Madridit në La Liga dhe pa asnjë trofe, çka edhe ndikoi të përfundojë i treti në çmimin ‘The Best’. /Gazeta Express/
