Ronela Hajati është një ndër këngëtaret më të dashura, e cila gjithnjë ka përçuar pozitivitetin dhe gjallërinë e saj në çdo koncert apo dalje televizive.
Megjithatë, së fundmi, artistja shqiptare ka ndarë një lajm të hidhur për të me të gjithë ndjekësit e saj në rrjete sociale.
Ronela ka bërë me dije se një nga njerëzit e saj të shtrenjtë, gjyshja, ka humbur jetën.
“Gjyshka ime e dashur, tema e çdo humori në shtëpi… s’u ngopëm kurrë me mirësinë tënde! Zoti të ka pranë vetes dhe ne gjithmonë pranë zemrës!”, ka shkruar ajo.
Rikujtojmë se Ronela do të jetë përfaqësuesja e Shqipërisë në “Eurovision” të 2022.