Amir Rrahmani mund të quhet zyrtarisht pjesë e skuadrës së Napolit.
Skuadra napoletane nën urdhrat e Gennaro Gattusos ka nisur fazën përgatitore në “Castel di Sangro”, ku pjesë e të grumbulluarve nga tekniku italian është edhe kapiteni i përfaqësuese së Kosovës.
Qendërmbrojtësi prishtinas nënshkroi marrëveshje me Napolin në janar, pasi gjiganti i Serie A i pagoi 9.5 milionë euro për të blerë kartonin e tij nga Verona.
Megjithatë, Napoli e la 26-vjeçarin të qëndrojë te Verona në huazim deri në përfundim të sezonit 2019/20 dhe tani pas përfundimit të tij, kosovari i është bashkuar shokëve të rinj në Sao Paolo.
© SYRI.net