Një 45-vjeçar nga Tirana është arrestuar nga efektivët e komisariatit nr.4, pasi akuzohet për tentative vjedhje me dhunë.
Bëhet me dije se ky person në “Rrugën e Dibrës” ka tentuar t’i vjedhë me dhunë telefonin një doktori në kryeqytet dhe më pas është larguar.
Po ashtu mësohet se 45-vjeçari ka tentuar t’i marrë doktorit edhe varësen e floririt.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se më datë 23 shtator ai ka vjedhur shuma parash në një dyqan. Si pasojë e këtyre veprave penale 45 vjeçari tashmë ka përfunduar në burg.