Një 33-vjeçar nga fshati Drizë në Fier ka rënë në prangat e policisë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Më pas, ai ka thyer edhe xhamat e banesës së vjehrrës së tij.
Si pasojë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier e kanë arrestuar në flagrancë 33-vjeçarin.
Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme./abcnews.al