Rrahu keq të dashurën se ishte fiksuar se e tradhëtonte me Balotelin, dënohet me 9 vite burg 30-vjeçari

0
174

Gjykata e Brescia dënoi me nëntë vjet e katër muaj një 30-vjeçar nga Brescia i cili rrahu të dashurën e tij sepse ishte i fiksuar me Mario Balotellin dhe ishte i bindur që e dashura e tij kishte një marrëdhënie romantike me sulmuesin.

Gruaja, 31 vjeçe dhe nënë e dy fëmijëve të vegjël, ishte shoqe e lojtarit të Brescias. Prokuroria kishte kërkuar një dënim me 13 vjet burg.

Gjykata pranoi pjesërisht kërkesën e prokurorit, duke e konsideruar të papërfunduar krimin e keqtrajtimit në familje.