Rrahu me shkop bejzbolli të riun në Elbasan, arrestohet nga policia

0
398

Ka shkuar në dy numri i personave të arrestuar për ngjarjen e 30 qershor 2020 të ndodhur në zonën e “Kinezëve” në Elbasan, zona e cila njihet si tregu i shitjes së lëndëve narkotike. Pas arrestimit dhe më pas mbylljes nga gjykata në “Arrest shtëpie” të pronarit te nje lokali  Ronaldo Lazri, policia e Elbasanit arrestoi dy ditë më parë dhe një personazh tjetër, me precedentë penalë.

Bëhet fjalë për të riun Osama Gashi, ndaj të cilit momentalisht është ngritur akuza e “Plagosjes së rëndë me dashje”, në dëm të shtetasit Leonard Ibi. Osama Gashi njihet si person me precedentë penale në Elbasan. Si pasojë e përplasjeve mes disa të rinjve në zonën e Kinezëve, ai ka goditur me shkop bejsbolli Leonard Ibin, duke i shkaktuar thyerjen e krahut. Pritet që në ditët në vijim Osama Gashi, të dalë para gjykatës së Elbasanit ku do njihet me masën e “arrestit në burg”.

Sipas burimeve të policisë përplasja mes dy grupeve të të rinjve është realizuar në orët e mbrëmjes së datës 30 qershor 2020, pikërisht në lokalin e shtetasit Ronaldo Lazari. Lazari, menaxhon një Bar-Kafe dhe pikë interneti në këtë zonë, ku dhe ishte vendi i përplasjes me sende të forta të disa personave, mes të cilëve Leonard Ibi, Kiu Piu, Osama Gashi dhe persona të tjerë ende të paidentifikuar nga policia dhe prokuroria e këtij qyteti. Për momentin në spital mësohet se ndodhet vetëm Leonard Ibi.

Elbasaniflash.al

Burimi: Shqiptarja