Rrapi i Bezistanit në Elbasan (foto)

0
363

Rrapi i Bezistanit ndodhet në qendër të qytetit të Elbasanit.

Emërtimi i tij lidhet me tregun e mbyllur, i quajtur bezistan, bërthamë e rëndësishme tregtare, ndërtuar në shekullin XVII, që përfshinte një numër të konsiderueshëm dyqanesh.

Historikisht ka shërbyer si pikë referimi për ngjarjet historike, arsimore e kulturore të Elbasanit.