Komisioni i zhvillimit urban i këshillit bashkiak të Elbasanit ka mbajtur sot mbledhjen e rradhës për të diskutuar mbi ndërmarrjen e nismës së rishikimit të planit urban të qytetit, një temë kjo e cila nxiti jo pak debate në sallë mes antarëve.
Ajo që nxehu “gjakrat” ishte deklarata e kryetarit të komisionit njëkohësisht antarit të PS në këshillin e Elbasanit mbi banorët e lagjes Rrapishtë.
Ilir Sadiku këshilltari i PS me tone të larta dhe gjestikulacione jo të hijshme për një mbledhje ku diskutohet e ardhmja e qytetit loboi për interesat e “bosëve” që duan të bëjnë investime miliona euro në zona të ndryshme të Elbasanit.
Sadiku u shpreh me këmbëngulje se komisioni duhet të marrë në shqyrtim propozimin e tij për ti dhënë një personi të vetëm lehtësira që të mund të investojë në një zonë me potencial turistik për përfitime vetjake e jo një komuniteti i cili dihet që ka probleme sociale.
Në një moment teksa Sadiku ndërpritet gjatë fjalës nga këshilltarët e tjerë, duke i vën në pah se qytetarët e Elbasanit duhet të trajtohen të gjithë njëllojë pavarësisht zonës ku banojnë ,Ilir Sadiku nuk përmbahet të flasë për banorët që jetojnë në zonën e Rrapishtës në Elbasan duke indikuar se me prioritet bashkia duhet të shohë “milionerët” dhe jo ata që jetojnë afër ullinjve. Kjo deklaratë e tij bëri që të kishte reagime të shumta nga ana e këshilltarëve të tjerë duke kundërshtuar dhe dënuar deklaratën e kryetarit të komisionit.
Kujtojmë që bashkia e Elbasanit drejtohet nga partia Socialiste prej më shumë se 15 vitesh dhe zona e Rrapishtës është ndër lagjet në të cilën investimet publike kanë qenë minimale duke bërë që banorët që jetojnë aty të kenë probleme të shumta socialo-ekonomine , e ndër vite të mos shohin asnjë investim të mirëfilltë.
(Shihni videon e debatit)