Rrebeshe shiu në Durrës, rrugët nën ujë, probleme edhe me qarkullimin e automjeteve

0
96

Prej orëve të para të mëngjesit të sotëm, thuajse i gjithë vendi jonë është përfshirë nga moti i keq, me reshjet e shiu, të cilat e rritën intensitetin e tyre në orët e pasdites.

Në qytetin e Durrësit, reshjet  kanë shkaktuar probleme duke përmbytur rrugët.

Disa prej segmenteve rrugore brenda qytetit bregdetar patën prezencë të madhe uji, duke e bërë të vështirë edhe qarkullimin e automjeteve./abcnews.al