Rreshjet me intesitet gjatë natës kanë krijuar problematika edhe në Vlorë.
Në zonën e “Lungomares” për shkak të rreshjeve dhe erës së fortë ka patur dëmtime në shezlongë, ndërsa edhe në hapësirat e tjera në plazhe ka patur probleme të vogla.
Për shkak të rreshjeve ka patur rrëshqitje dherash në rrugën e lagjes 10 korriku, aty ku po punohet për normalizimin e situates dhe mos patur probleme në lëvizjen e automjeteve. Ndërkohë shiu ka larguar sot turistët nga qyteti.