Paulo Dybala, sulmuesi argjentinas i Romës, ka folur hapur në një intervistë të dhënë së fundmi, ku tregon dëshirën e madhe që një ditë të fitojë UEFA Champions League.
“Dua ta fitoj Champions, me Romën apo me ndonjë ekip tjetër”, shpjegon ai.
Dybala zbuloi diçka edhe nga e kaluara: “Në të kaluarën isha në bisedime me dy skuadra, isha pranë Paris Saint-Germain”.
Dybala luan te Roma prej 3 sezonesh. Ai më herët është aktivizuar te Palermo dhe Juventus.
(J.S/BalkanWeb)