Rrëfimi tronditës i Sneijder: Vodka ishte miku im më i mirë në Real Madrid

0
291

Wesley Sneijder ka zbuluar se jeta e tij jashtë fushës së lojës e ka pasur një ndikim të madh në paraqitjet e tij zhgënjyese për Real Madridin.

Mesfushori danez nuk arriti ta përmbushë potencialin e madh në Estadio Santiago Bernabeu dhe nuk i fsheh arsyet e dështimit në autobiografinë e vet, e cila do të publikohet këtë të premte në Holandë, transmeton Gazeta Express.

“Unë isha i ri dhe më pëlqente suksesi dhe të isha në qendër të vëmendjes. Por atje ndodhën disa gjëra të këqija. Nuk ishte droga por alkooli”, thotë Sneijder për karrierën e vet në Real Madrid.

“U mësova të jetoja si yll. Si lojtar i Real Madridit njerëzit të adhurojnë dhe natyrisht kur del në rrugë shpenzon qindra euro duke paguar për njerëzit e tjerë”.

Ai thotë të jetë penduar që nuk ka bërë më shumë.

“Kam luajtur mirë, por më thoshin se kam mundur të luaja shumë më mirë. Isha i vetëm dhe nuk e kuptoja se shishja e vodkës ishte bërë shoku im më i mirë. Nuk e kuptoja se fizikisht. U zgjoja të nesërmen sikur nuk kishte ndodhur asgjë”.

“Stërvitja vazhdimisht por bëhesha më keq çdo herë dhe më pak i përqendruar. E gënjeva veten, duke thënë se çdo gjë do po shkonte mirë dhe u strehova në inteligjencën time futbollistike”.

“Fizikisht isha i mbaruar. Vrapoja më pak dhe fshihja nga trajneri im seç herë e më shumë. Mendoja se askush nuk do ta vërente”, e përfundoi ai rrëfimin. /Gazeta Express/