
Blerësit online kanë 14 ditë kohë për të kthyer një mall apo shërbim pa paguar asnjë tarife brenda afatit. Vendimi i ri i qeverise përcakton se do të tatohet vetëm ato subjekte që kalojnë fashën e fitimit prej 14 milionë lekësh
Rritja e fluksit të tregtisë online sidomos gjatë periudhës së pandemisë ka nxitur qeverinë që të përcaktojë rregulla të reja që synojnë mbrojtjen e interesave të konsumatorit. Përmes vendimit të Këshillit të Ministrave, janë saktësuar elementët që duhet të përmbajë kontrata mes tregtarit online dhe konsumatorit, në mënyrë që ky i fundit të jetë i mbrojtur nga mashtrimet që vijnë nga format e reja të shitjes së produkteve dhe shërbimeve.
Në bazë të këtyre rregullave te reja konsumatori ka 14 ditë kohë nga dita e blerjes për të kthyer mbrapsht një produkt apo shërbim të marrë online dhe nuk duhet t’i mbahet asnjë shumë monetare brenda këtij afati. Ministrja e Financave ka sqaruar se projektvendimi ka të bëjë edhe me shërbimet e pagesave dhe i jep një siguri më të lartë konsumatorit në këtë drejtim. Për bizneset online që nuk janë subjekte tatimore, qeveria ka ngritur një taksforcë, e cila do të identifikojë të gjitha ato qe nuk kane NIPT.
Vendimi i qeverise përcakton gjithashtu se subjektet tregtare online duhet të kenë informacionin e mjaftueshëm për produktet dhe shërbimet që ofrojnë. Sipas qeverisë, ndryshimet e miratuara pritet të kenë dhe një impakt pozitiv në rritjen e konkurrencës së ndershme në treg.
“Ligji për taksat dhe për tatimet i ka të parashikuara të gjithë elementët të cilët lidhen si me tregtinë fizike si me tregtinë online. Pra asgjë nuk ka ndryshuar në ligj. Nëse ato janësubjekte që nuk e kalojnë fazën prej 14 milionë lekësh ato nuk janë subjekte tëtitim fitimit.”
.
Ligji për taksat dhe tatimet i ka të parashikuara të gjithë elementët, si me tregtinë fizike, edhe me tregtinë online. Asnjë gjë nuk ka ndryshuar në ligj. Nëse nuk e kalojnë fashën prej 14 milionë lekësh nuk janë subjekte të tatimfitimit. Nëse kanë qarkullim më të lartë, janë subjekte të tatimfitimit si çdo subjekt tjetër.
Projekt vendimi përcakton gjithashtu se subjektet tregtare online duhet të kenë informacionin e mjaftueshëm për produktet dhe shërbimet që ofrojnë. Sipas qeverisë, ndryshimet e miratuara pritet të kenëdhe një impakt pozitiv në rritjen e konkurrencës së ndershme në treg.
