Rrëqethëse! Fëmija sirian i bllokuar mes rrënojave të pas tërmetit në Turqi, pi ujë me kapak për të mbijetuar

0
108

Pamjet që vërshojnë mediat sociale pas tërmeteve që goditën Turqinë dhe Sirinë të hënën janë tronditëse.

Mes të bllokuarve ka shumë fëmijë , të cilët po bëjnë betejën e tyre për të qëndruar gjallë.

Njëri prej tyre u kap duke pirë ujë nga një tapë shishe, ndërsa një ekip turk kërkim-shpëtimi u përpoq ta shpëtonte.
Bëhet fjalë për djalin e vogël nga Siria, Mohammedin e vogël, i cili mbeti nën rrënoja në Antioki, në jug të Turqisë.

“Bravo Mohamed” ka shkruar në Twitter kryetari i bashkisë së Stambollit, Ekrem Imamoglu, në postimin e videos përkatëse, duke thënë se djali i vogël është liruar përfundimisht nga një grup shpëtimtarësh.