Moti i keq por edhe shkaqe të tjera që lidhen me punimet që po kryhen për zgjerimin e Korridorit të VIII kanë krijuar një rrëshqitje masive tokë pranë fshatit Dragostunjë, në aksin nacional Librazhd-Përrenjas, rrëshqitje e cila ka çarë gjysmën e këtij aksi rrugor në një pjesë të konsiderueshme të tij.
Ndërkohë shembja ka ndodhur, jo më larg se 2 km, nga vendi ku dy javë më parë u shemb shpati i një mali i cili bllokoi për 8 orë qarkullimin duke krijuar, jo vetëm rrezikshmëri për përdoruesit e rrugës, por edhe problematika në qarkullim në ditët më pas.
Fatmirësisht marrja e masave nuk krijoi rrezikshmëri për përdoruesit e rrugës, megjithatë këta të fundit kërkojnë që të merren masa paraprake për përballimin e çdo situata emergjente të cilat në këtë aks rrugor po ndodhin dita ditës.


