Rrëshqitje dherash në Librazhd-Pogradec, vështirësohet situata tek ‘Arrat e Gurrës’, ndalohet qarkullimi për autobusët dhe mjetet e tonazhit të rëndë

0
2

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se situata në vendin e rrëshqitjes në segmentin Arrat e Gurrës, aks Librazhd-Pogradec, është përkeqësuar ndjeshëm gjatë orëve të fundit.

Për shkak të rrezikut, qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë dhe i autobusëve do të ndalohet deri në një njoftim të dytë. Masat janë marrë në koordinim me Policinë e Shtetit, me qëllim garantimin e sigurisë dhe parandalimin e incidenteve.Përdoruesit e rrugës dhe operatorët e transportit u bëhet thirrje të përdorin rrugë alternative deri në stabilizimin e plotë të situatës. Autoriteti kërkon mirëkuptimin e të gjithë drejtuesve të mjeteve dhe thekson se masat e marra janë për sigurinë e jetës së qytetarëve.

Ardit Murataj